Site icon Telegrafi

Qeveria e Republikës së Maqedonisë demanton lajmet e përhapura në Serbi

Sipas AIM, Qeveria e Republikës së Maqedonisë i hedh poshtë si plotësisht të pavërteta dhe të pasakta informatat e shpallura në portalin rus ‘Sputnik’, të cilat më vonë janë marrë dhe janë vendosur në shumë media rajonale serbe, përcjell Telegrafi Maqedoni.

‘Në Samitin e Kartës së Adriatikut të mbajtur në Podgoricë në asnjë çast nuk është biseduar për çështjen e emrit të Republikës së Maqedonisë dhe për ndryshimin e tij’ u shpreh zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski./Telegrafi/

Exit mobile version