Për momentin në Kuvendin e Maqedonisë është pauzë, ndërsa debati dhe diskutimet për përbërjen e re qeveritare duhet të fillojë në orën 21:00, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas Rregullores së Kuvendit debati duhet të përfundojë para mesnate, kur deputetët duhet të votojnë për përbërjen e re qeveritare.
Para orës 24 pritet fjalim i ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, ndërsa pas tij në foltore fjalim do të mbajë edhe mandatari, i cili pritet të jetë kryeministri i ri i Maqedonisë, Zoran Zaev./Telegrafi/