Site icon Telegrafi

Qeveria e re do ta stabilizojë Maqedoninë, ndryshe agonia do të vazhdojë më tutje

Ekpsertët shprehen për formimin sa më të shpejtë të qeverisë së re që do të jetë stabile, nëse dëshirojmë që të kemi një ekonomi me dëme më të vogla, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas tyre, skenari më i volitshëm është që nëse qeveria formohet deri në fund të këtij muaji, nën trysninë e fortë të ndërkombëtarëve, atëherë kjo do ta stabilizonte vendin dhe ekonominë.

Skenari më i keq do të ishte që të shtyhte formimi i qeverisë deri në shtator, ose të formohet qeveria pas mbajtjes së zgjedhjeve të reja. Në këtë rast, sipas Tv Telma, kompanitë do të përmbahen nga investimet, qytetarët më pak do të harxhojnë, kurse kreditimi do të ngadalësohet. Kështu, rritja ekonomike vështirë se do të arrijë 2.8 në vitin e ardhshëm.

Një qeveri jostabile do ta vazhdojë agoninë edhe më tej, edhe pse ndikimi negativ në ekonomi do të ishte më i vogël./Telegrafi/

Exit mobile version