Përbërja e re qeveritare e cila dje u votua në Kuvend, sot ishin në takim te Presidenti i vendit Stevo Pendarovski.
Kryeministri Zaev shefit të shtetit Stevo Pendarovski, ia prezantoi të gjithë ministrat e Qeverisë së re dhe më pas u deklarua për mediat.
Zaev tha se kjo Qeveri do të punojë me përkushtim për problemet, në fillim do të merret me masat ekonomike dhe pasojat e coronavirusit.
Qeveria e re mbrëmë u votua nga 62 deputetë të zgjedhur në Kuvend, të përbërë nga LSDM, BDI, Lëvizja Besa dhe PDSH./Telegrafi/