Telegrafi

Qeveria e re e Gjermanisë do të shpenzojë 60 miliardë euro për të luftuar ndryshimet klimatike

Qeveria gjermane ka injektuar 60 miliardë euro për të luftuar krizën klimatike.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, investimi është pjesë e një buxheti të ri suplementar për të “faturuar” fondin e klimës dhe transformimit të vendit dhe për të inkurajuar një zhvendosje drejt një ekonomie të gjelbër, thonë zyrtarët.

Buxheti, i miratuar unanimisht nga kabineti i kancelarit Olaf Scholz, do të kanalizojë miliarda euro borxhe të papërdorura në buxhetin federal të këtij viti në shpenzimet e ardhshme të gjelbra.

Për një gjë të tillë u ra dakord muajin e kaluar nga Social Demokratët e qendrës së majtë (SPD), të Gjelbërit pro-shpenzues dhe Demokratët e Lirë (FDP) më të kujdesshëm fiskalisht në marrëveshjen e tyre të koalicionit.

Koalicioni dëshiron të shpërndajë fondet për të bërë investime publike kritike në masat e mbrojtjes së klimës – nga pikat e karikimit për automjetet elektrike deri te izolimi më i mirë i shtëpive – dhe dixhitalizimi i ekonomisë.

Përveç 60 miliardë eurove të financuara nga borxhi, qeveria do të kanalizojë rreth 18 miliardë euro të ardhura nga taksat, kryesisht që rrjedhin nga taksat mjedisore dhe skema e tregtimit të emetimeve të CO2, në fondin e saj të klimës dhe transformimit, vitin e ardhshëm. /Telegrafi/