Site icon Telegrafi

Qeveria e pafuqishme përballë Serbisë, zgjedhjet si më 2014

Zgjedhjet parlamentare të Serbisë do të mbahen edhe në Kosovë, sipas modelit që është aplikuar në vitin 2014.

Në Serbi dhe Kosovë më 24 prill do të jetë uniforme procedura e votimit, shkruan sot Koha Ditore.

Dhjetëra qendra votimi do të hapen nëpër komunat me shumicë serbe të Kosovës, proces i cili pritet të menaxhohet nga misioni i OSBE-së.

Ndërkaq kryeministri serb, Aleksandër Vuçiq, të dielën ka dalë të kërkojë vota në komunat veriore të Kosovës për Partinë Progresiste Serbe (SNS).

Ai ka shpërndarë deklarata të forta politike dhe ka shfaqur pretendime ndaj pasurive të Kosovës.

Zyrtarë të Qeverisë së Kosovës kanë thënë se nuk i marrin seriozisht deklaratat e Vuçiqit dhe të ministrave serbë në Qeverinë Mustafa.

Exit mobile version