Telegrafi

Qeveria e miratoi tekstin e Kontributit të Maqedonisë për Raportin e KE-së

Qeveria e Republikës së Maqedonisë, në seancën e sotme të 35-të, e shqyrtoi dhe miratoi tekstin e Kontributit të Republikës së Maqedonisë për Raportin e Komisionit evropian. Teksti ka të bëjë me pyetësorin e Bashkimit evropian për vërtetim të përparimit të vendit në procesin e integrimeve evropiane me BE-në.

Në seancën e sotme Qeveria e hapi procesin për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për furnizime publike me të cilin parashihet rishikim i rolit të Këshillit për furnizime publike, duke përfshirë edhe mundësinë për pezullim të tij./Telegrafi/