Site icon Telegrafi

Qeveria merr vendim për pjesëmarrjen e URMV-së në misionet e reja të huaja

Në seancën e sotme të Qeverisë, me propozim të Ministrisë së Mbrojtjes, janë marrë disa vendime për dërgimin e pjesëtarëve të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, njoftoi shërbimi për shtyp i qeverisë.

Pjesëtarët e Ushtrisë do të dërgohen në misionin e NATO-s “NATO Mission Iraq – NMI” në Irak, në operacionin ndërkombëtar të BE-së “ALTEA” në Bosnjë dhe Hercegovinë, në operacionin e NATO-s “KFOR” në Kosovë, në misionin e NATO-s, Enhanced Forward Presence – eFP në Letoni, si dhe në operacionin ndërkombëtar të OKB-së, “UNIFIL” në Liban./Telegrafi/

Exit mobile version