Site icon Telegrafi

Qeveria e Maqedonsë e miratoi informatën për kontrollet e kryera mbi cilësinë e lodrave të fëmijëve

Qeveria në seancën e sotme të 148-të e ka rishikuar dhe miratuar Informatën për kontrolle të kryera ndaj cilësisë së lojërave të fëmijëve që shiten nëpër territorin e vendit e cila i përket tremujorit të parë të vitit 2019.

Siç kanë informuar nga shërbimi qeveritar për shtyp, është angazhuar Ministria e Shëndetësisë- Inspektorati shtetëror sanitar dhe shëndetësor të dorëzojë deri në Qeveri informatë për kontrollet e kryera të cilësisë së lojërave të fëmijëve si dhe Inspektorati të zbatojë kontroll masiv mbi cilësinë e lojërave që shiten nëpër territorin e vendit.

Qeveria sot e ka rishikuar dhe miratuar edhe Informatën për ndërtimin dhe pajisjen e kopshtit të fëmijëve në komunën e Ilindenit. Është angazhuar Ministria për Punë dhe Politikë Sociale në Buxhetin 2020 të parasheh mjete financiare në vlerë prej 6.082.003,00 denarë për instalime makinerike, shpërndarjen dhe instalimin e pajisjeve të kopshtit, gjithçka që do të mundësojë funksionalitet të saj për nevojat e fëmijëve në komunë.

Qeveria e ka rishikuar edhe Informatën për mbështetjen financiare dhe mjete financiare për sanimin e dëmeve të ndërtesave të shkollave në komunën e Resnjës, të shkaktuar nga moti i ligë më 10 korrik këtë vit me çka është angazhuar Ministria e Arsimit të bëjë sanimin dhe kompensimin e dëmeve të shkollave dhe objekteve për shkak të motit të ligë nga mjete të programeve vetanake.

Exit mobile version