Site icon Telegrafi

Qeveria e Maqedonisë vendosi që për 10% përqind t’i risë pagat e punonjësve të arsimit 

Qeveria dje në mbledhje e shqyrtoi dhe e miratoi Informacionin për rritjen e pagave në arsimin e fillor, të mesëm të lartë dhe kulturë për 10 përqind, duke nisur nga prilli i vitit të ardhshëm.

“Pasi të arrihet marrëveshja me Sindikatën e pavarur për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SASHK), me këtë informacion rritja e pagave nga prilli i vitit të ardhshëm, në arsimin fillor, të mesëm, të lartë dhe në shkencë, do të jetë më shumë se 20%, duke marrë parasysh rritjet e mëhershme”, thuhet në njoftimin e shërbimit qeveritar për shtyp, njofton Telegrafi Maqedoni.

Qeveria dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës i propozuan SASHK-utë rritje të pagave për 10%. Kryetari i SASHK Jakim Nedelkov tha se do të konsultohet anëtarësi që do të vendosë nëse propozimi është i pranueshëm.

Këshilli i SASHK dje mbajti mbledhje me përfaqësuesit rajonal të sindikatës, ku ishte i pranishëm edhe ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi.

Nedelkov deklaroi se sipas reagimeve të para, nuk janë të kënaqur që rritja të jetë 10%. Por SASHK thotë se rritja e pagave duhet të ndodhë nga një janari dhe jo në muajin prill./

Exit mobile version