Qeveria e Maqedonisë së Veriut përmes një kumtese njofton se paga mesatare neto vazhdimisht rritet.
“Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistika, në maj paga mesatare neto për një të punësuar është 28.721.00 denarë. Në krahasim me muajin maj të vitit të kaluar, ka rritje prej 8.8% ose 2.331.00 denarë më shumë për një vjet”, njoftojnë nga Qeveria.
Ata shtojnë se kjo rritje vjen për shkak të rritjes së pagës mujore neto të paguar në sektorët e artit, festës dhe rekreacioneve (29%), objekte për akomodim dhe veprimtari të shërbimeve me ushqim (28.7%) dhe veprimtari tjera shërbyese (14.4%).
“Të dhënat e ESHS-së e vërtetojnë trendin e rritjes së pagave që është rezultat i masave ekonomike dhe politikave që i zbaton Qeveria për rritje të pagës mesatare dhe pagës minimale. Nëse krahasohet me qershorin e vitit 2017, kur paga mesatare ishte 22.808.00 denarë, dallimi është për 5.913.00 denarë dhe kjo është rritje për 25.93%”,sqarojnë nga Qeveria./Telegrafi/