Telegrafi

Qeveria e Maqedonisë ua paguan pushimet 5500 penzionerëve

Qeveria e Maqedonisë do të harxhoj 38 milion denarë (617000 euro) në projektin ”Rekreacion falas banjoro – klimatik”, për 5500 penzionerë, transmeton Telegrafi.

Nga kjo shumë, 35 milion denarë janë për mbulimin e gjashtë pansioneve, rekreacion banjoro – klimatik, kontrolle të duhura shëndetësore, si dhe 3 milion denarë për harxhimet e transportit të shfrytëzuesve.

Për këtë projekt janë përzgjedhur banja e Katllanovës, Banjishtës, Kosovrastit, Negorskit dhe Banskos, ndërkaq projekti përmirëson shëndetin e penzionerëve, vitalitetin dhe socializimin e tyre./Telegrafi/