Telegrafi

Qeveria e Maqedonisë u tërhoq nga Propozim-ligji për libra

Propozim-ligji për libra dhe materiale të tjera për arsim fillor dhe të mesëm është hequr nga Qeveria në mënyrë që të vendoset në debat publik ku qytetarët do të marrin pjesë në debat bashkërisht me të gjithë grupet e interesuara.

“Propozim-ligji do të dërgohet sërish në procedurë publik për përfshirjen e atyre individëve, grupeve dhe shoqatave të cilët nuk arritën të deklarohen dhe të japim propozimin e tyre ose për versionin më të mirë në mënyrë që të kemi proces më cilësor arsimor dhe edukues”, thonë nga MASH.

MASH njofton se nuk hjeq dorë nga plani për reforma të arsimit fillor dhe vendosjen e programeve të reja për klasën e parë dhe të katërt sipas Konceptit të ri për libra digjitalë.

“Siç e din opinioni, programet e reja mësimore për klasë të parë dhe të katërt tashmë janë miratuar dhe janë publike. Në ndërkohë, në bazë të programeve të reja mësimore, po përpunohen edhe materialet e reja për mësim nga ku për klasën e parë do të jenë të gatshme deri në fund të korrikut, ndërsa për klasën e katër do të jenë gati në gjysmën e parë të muajit gusht”, thonë nga MASH./Telegrafi/