Tërheqja e ministrit Samka Ibraimoski, si edhe caktimi i një deputeti në pozitën e udhëheqësit të termoelektranës së Manastirit, ka shtuar zërat se do të ketë ndryshime në përbërjen qeveritare, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Këto zëra forcohen me karrigen e zbrazët të ministrit të Shëndetësisë, si edhe bisedat ndërmjet liderëve të LSDM-së dhe BDI-së, respektivisht Zaevit dhe Ahmetit.
Edhe deputeti Artan Grubi, nga BDI, ka vërtetuar se kanë përfunduar bisedimet në lidhje me përbërjen qeveritare. Ndërkaq, Kuvendi duhet të konstatoj dorëheqjet e deputetit Vasko Kovaçevski dhe Stevo Pendarovski./Telegrafi/