Maqedonia nuk ka ndërmarrë masa të majftueshme për luftë kundër korrupsionit. Kështu thuhet nga Transparency International – Maqedonia.
Kjo organizatë thotë se shteti nuk i ka mënjanuar ende vërjejtet e GRECO – vendet për luftë kundër korrupsionit, ku thuhet se nga 19 udhëzimet, vetëmt re janë plotësuar, dhjetë janë plotësuar pjesërisht, kurse gjashtë mbeten të paplotësuara.
Katër nga udhëzimet e palotësuara kanë të bëjnë me Kuvendin e Maqedonisë dhe korrupsionin te anëtarët e saj, ndërkaq dy kanë të bëjnë me gjyqësinë.
Prandaj, Transaprency International – Maqedonia i bën thirrje Qeverisë që seriozisht t’i marrin këto udhëzime dhe të punojnë në drejtim të plotësimit të tyre, duke formuar një ekip që do të merret me përcjelljen e aktiviteteve për plotësimin e tyre./Telegrafi/