Zëdhënësit e Qeverisë së Maqedonisë sot në konferencë për shtyp thanë se Qeveria do të inkurajojë debat publik në lidhje me projektligjin për legalizimin e ndërtesave të ndërtuara në mënyrë të paligjshme, i cili u kthye në Kuvend pas vendimit të presidentit Stevo Pendarovski për të mos nënshkruar Dekretin për shpalljen e ligjit, në përputhje me procedurat ligjore për situata të tilla.
Zëdhënësit e Qeverisë thanë se kjo do të bëhet në mënyrë që të arrihet zgjidhja më e mirë ligjore për këtë çështje, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Ka hapësirë për bashkëpunim dhe zgjidhje më të mira për propozimet në lidhje me periudhën kohore, e cila duhet të përfshijë legalizimin e ndërtesave të paligjshme, pastaj dallimin e vërtetë midis ndërtesave që janë për banesa personale dhe atyre që janë ndërtuar si ndërtesa banimi për përfitim, si dhe si çështje për dispozitë kategorike dhe të qartë ligjore se legalizimi nuk do të mbulojë ndërtesat e ndërtuara në mënyrë të paligjshme në zonat e mbrojtura, si dhe të gjitha çështjet e tjera”, thanë Muhamed Hoxha dhe Dushko Arsovski.
Ata gjithashtu thanë se Qeveria është e hapur për debat dhe pret propozime, me qëllim që të arrihet zgjidhje e pranuar nga të gjitha palët./Telegrafi/