Në seancën e sotme të Qeverisë, ministrat e pranuan informacionin mbi sigurimin e hapësirës afariste për hapjen e një Qendre Informative për Integrimet euroatlantike. Qëllimi është të sigurojë hapësirë për dialog aktiv dhe debat mbi integrimet euroatlantike.
“Projekti parashikon organizimin e ngjarjeve promovuese, debateve dhe aktiviteteve të tjera përmes të cilave qytetarët do t’i afrohen procesit të integrimeve euroatlantik dhe do të rrisin njohuritë e tyre për këtë”, thonë nga Qeveria./Telegrafi/