Site icon Telegrafi

Qeveria e Maqedonisë takim me sindikatat, definojnë propozimet për mbështetjen financiare për pagat e punëtorëve

Qeveria dhe organizatat sindikatale kanë përcaktuar propozime që janë bazë e mirë për zgjidhje për zbatimin e mbështetjes financiare për pagat e punëtorëve dhe për ruajtjen e vendeve të punës.

Siç thuhet në njoftimin qeveritar, sot u mbajt takimi ku kryesonte kryeministri, Oliver Spasovski i cili bashkërisht me zëvendëskryeministren Mila Caroska, me ministrin e Financave, Nina Angellovska, ministrin e Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, zëvendësministrin e Punës dhe Politikës Sociale, Gjonul Bajraktar dhe me zëvendësministren shtesë e MPPS-së, Sanela Shkrijelj, realizuan dialog me përfaqësuesit e sindikatave dhe organizatave qytetarë për mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve.

“Në takimin, në të cilin u diskutua në mënyrë konstruktive me qëllim të tejkalimit të dallimeve që shkaktuan keqkuptim, u konstatua bashkërisht se janë definuar propozimet që janë bazë e mirë për një zgjidhje në drejtim të mbrojtjes së vendeve të punës, eliminimin e mundësive për largimin e punëtorëve në kushte të krizës ekonomiko- shëndetësore nga koronavirusi dhe në të njëjtën kohë zgjidhje që do të jetë nxitje që kompanitë ta përdorin ndihmën shtetërore”, theksuan nga Qeveria.

Në takimin konstruktiv, siç theksuan, u arrit një pajtueshmëri e përbashkët që në të ardhmen do të vazhdojnë dhe intensifikohet dialogu ekonomik dhe social me të gjithë partnerët në lidhje me vendimet e ardhshme të ndërlidhura me parandalimin e pasojave ekonomike nga kriza.

Përfaqësuesit e qeverisë dhe të shoqërisë civile janë angazhuar për zgjidhjen sa më shpejt të çështjeve të hapura, në afat sa në të shpejtë të mundur, me qëllim të zbatimit të masës për mbrojtjen e vendeve të punës dhe për pagesën e rregullt në kushte krize.

Exit mobile version