Site icon Telegrafi

Qeveria e Maqedonisë do ta shpërblejë me tre milionë denarë ekipin e “Honeyland”

Ekipi i “Honeyland” do të shpërblehet me tre milionë denarë, ka vendosur qeveria në seancën e mbrëmshme.

Për këtë vendim ka informuar ministrja e Financave, Nina Angellovska në profilin e saj në Facebook, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Mjaltit tanë, dje e fituan çmimin Oskar më të vlefshëm – për njerëzi, thjeshtësi, ndërgjegjësim për mjedis jetësor dhe zemër të madhe. I fituat zemrat tona dhe të miliona njerëzve nëpër botë dhe me një gjest simbolik duam t’ju falënderojmë – prandaj sonte sollëm vendim në seancë qeveritare për shpërblim në para prej 3 milionë denarë për ekipin ‘Honeyland’. Pasi i dhatë epitetin ‘Mjaltë’ vendit tonë. Pasi na bënë shumë krenar”, ka shkruar Angellovska.

Filmi dokumentar “Honeyland” nuk fitoi Oskar, por ishte nominuar në dy kategori – për film dokumentar më të mirë dhe filmi më i mirë i huaj./Telegrafi/

Exit mobile version