Site icon Telegrafi

Qeveria e Maqedonisë sot do t’i dorëzoj amendamentet për ndryshimet kushtetuese

Qeveria sot në tekst do ta sqaroj atë se çka është dakorduar për amendamentet kushtetuese në takimin në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë në mes kryeministrit Zoran Zaev dhe dhe tetë deputetëve nga grupi parlamentar i OBRM-PDUKM-së dhe koalicionit “Për Maqedoninë më të mirë”.

Teksti pastaj do t’u dërgohet tetë deputetëve për konsultime dhe pas publikimit të marrëveshjes në opinion nga ana e tyre, ditën e nesërme Qeveria do të përcaktojë projekt-amendamentet për ndryshimin e Kushtetutës në përputhje me marrëveshjen e Prespës.

Në takim nuk është përcaktuar nëse katër amendamentet e propozuara nga grupi parlamentar do të futen në projekt-amendamentet e paraqitura nga Qeveria në Kuvend ose do të paraqiten si ndryshime në amendamente./Telegrafi/

Exit mobile version