Site icon Telegrafi

Qeveria e Maqedonisë sot do të mbajë seancën e 61-të

Qeveria e Maqedonisë njofton se sot do të mbajë seancën e 61-të me radhë, në të cilën do të diskutojnë për disa çështje.

Në rendin e ditës në seancën e sotme do të gjendet informacioni në lidhje me ndërtimin e gazsjellësit magjistral Shkup-Tetovë-Gostivar, njofton Telegrafi Maqedoni.

Me propzim të Ministrisë së Ekonomisë në seancën e sotme do të gjendet edhe propozim-ligji për energjetikë.

Gjithashtu ministrat sot do të rishikojë edhe informacionin për progresin e aktiviteteve për realizimin e projektit “Fluturime të lira për qytetarët e Maqedonisë”.

Nga qeveria njoftojnë se në rendin e ditës do të gjenden edhe pika tjera në interes të qytetarëve, ndërsa seanca do të fillojë në orën 12:00./Telegrafi/

Exit mobile version