Site icon Telegrafi

Qeveria e Maqedonisë sot do të mbajë seancë, mbi 80 pika në rend dite

Qeveria e Maqedonisë sot do të mbajë seancën e rregullt në të cilën do të diskutohen çështje nga disa fusha.

Përkrahë rishikimit të gjendjes në procesin e integrimeve euroatlantike dhe shfrytëzimit të fondeve të BE-së, qeveria do të rishikojë informacione në lidhje me ndërtimin e stadiumit “Filipi II” dhe informacionet për aktivitetet e ndërtimit të një pishine të hapur, terren për tenis me sallë për gjimnastikë dhe sallë për sportet luftareke në qendrën sportive “Boris Trajkovski”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në seancë pritet të rishikohen edhe informacionet për nevojën e nënshkrimit të aneksit për marrëveshjen për ndërtimin e autostradës Demir Kapi-Smokvica, si dhe informacionet për procedurat për ndarjen e koncesioneve për kryerjen e hetimeve gjeologjike të mineraleve në disa lokalitete./Telegrafi/

Exit mobile version