Qeveria sot do të mbajë seancë në të cilën do të rishikojë disa propozime. Mes tjerash në rend dite do të jetë informacioni për konvertimin e mjeteve nga projekti për rrugë kombëtare, faza e dytë, për ndërtimin e rrugëve Ohër-Peshtani dhe Trebenisht-Strugë, si dhe informacioni për servisimin e borxhit për ujë të institucioneve publike nga fusha e shëndetësisë.
Do të diskutohet edhe për projektin e sistemit inteligjent të transportit dhe për vendosjen e gardheve mbrojtëse në rrugën “Korridori 10”, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ministrat do të rishikojnë gjithashti listën e dokumenteve që ministritë në pajtim me ligjin janë të detyruar t’i publikojnë në web-faqet e tyre, ndërsa do të vendosin për propozimin e ndërprerjes së shfrytëzimit të përhershëm të pronave të Shoqatës për bashkim shpirtëror.
Sekretari i përgjithshëm i qeverisë do ta rishikojnë propozim-vendimin për dhënien e inkubatorëve disa klinikave në vend, ndërsa gjithashtu do të rishikohet edhe raporti për pengimin e punës së Avokatit të Popullit./Telegrafi/