Site icon Telegrafi

Qeveria e Maqedonisë sot mbanë seancën e 33-të

Qeveria e Maqedonisë sot do të mbajë seancën e 33-të, në të cilën ka vetëm katër pika për të cilat ministrat duhet të diskutojnë.

Pika e parë e rendit të ditës është iniciativca për shtyrjen e projektit “Stacion pranues për ujërat e zeza në Shkup”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ministrat do të diskutojnë edhe për nënshkrimin e marrëveshjes dypalëshe për bashkëfinancimin e projektit “Përmirësim i infrastrukturës për mbledhjen e ujërave të zeza për qytetin e Shkupi” mes Komisionit Evropian dhe Qeverisë së Maqedoni.

Përveç këtyre dy pikave, në seancën e sotme do të diskutohet edhe për disa çështje kadrovike dhe propozime./Telegrafi/

Exit mobile version