Qeveria e Maqedonisë sot me fillim në orën 12:00 do ta mbajë seancën e rregullt të 52-të me radhë.
Në kuadër të kësaj seance do të rishikohet gjendja dhe përparimi në procesin eurointegrues, shfrytëzimi dhe zbatimi i fondeve të BE-së, statusi i realizimit të prioriteteve të shtetit për anëtarësim në NATO dhe statusi i realizimit të marrëveshjes së Ohrit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në seancën qeveritare do të rishikohet edhe programi vjetor për punë, programi i investimeve si dhe programi për realizimin e strategjive vjetore.
Në rend dite është edhe propozim-programi për zhvillmin e turizmit, si dhe propozim-programi për financimin e infrastrukturës hekurudhore për vitin 2018./Telegrafi/