Qeveria e Maqedonisë sot do të mbajë seancën e 89-të, në të cilën në rend dite është informacioni për nënshkrimin e memorandumit për bashkëpunim mes Qeverisë së Maqedonisë dhe Qeverisë së Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, për realizimin e projektin e “Përpunim i strategjisë për zhvillim të energjetikës së Maqedonisë deri në vitin 2040”.
Në rend dite është edhe Informacioni për rritjen e koeficientit të kompleksitetit të punës së institucioneve publike për kopshtet e fëmijëve në vitin 2018, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Me propozim të Ministrisë së Shëndetësisë, Qeveria e Maqedonisë sot do ta rishikojë edhe Informacionin për mundësi për vendosjen e partneritetit privato-publik përmes formimit të platformës moderne për ndihmën e shpejtë./Telegrafi/