Site icon Telegrafi

Qeveria e Maqedonisë sot mban seancë online, do të vendos për kufizimet e reja

Qeveria e Maqedonisë së Veriut sot do të mbajë seancë online, në të cilën pritet t’i miratojë propozim-masat e reja nga Komisioni për Sëmundje Infektive, për parandalimin e coronavirusit.

Komisioni ka propozuar që të ndalohet grupimi nëpër shtëpi dhe të mos pranohen më shumë se katër persona, të ndalohen grupimet në hapësira të hapura pas orës 22:00, si dhe maska mbrojtëse të bëhet e obligueshme edhe në hapësira të hapura.

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, këto masa i prezantoi të enjten (7 tetor), kur u regjistruan 317 raste të reja me COVID-19.

Ai tha se sipas analizave, përqindja e lartë e të infektuarve është për shkak të festave, kafeneve dhe bareve, ku ka transmetim të madh të virusit.

Ndryshe, dje me vendim të qeverisë është hapur kufiri me Kosovën pa test PCR. Fillimisht u vendos që të hapen kufijtë edhe me Serbinë, Malin e Zi dhe Bosnjën, por për shkak të numrit të lartë të rasteve të reja, ky vendim u anulua./Telegrafi/

Exit mobile version