Qeveria në seancën e 13-të shqyrtoi raportin e Komitetit menaxhues për koordinim dhe menaxhim në sistemin e menaxhimit me kriza për gjendjen e krizës së refugjatëve dhe solli disa konkludime.
Qeveria konludoi se sistemi është i gatshëm dhe funksional që të përgjigjet sfidave transite dhe se ai sistem është në komunikim të vazhdueshëm me partnerët e Maqedonisë në NATO dhe BE, por edhe me vendet e rajonit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Konkludimi i Qeverisë është që të kërkohet nga vendet që Maqedonia e Veriut bashkëpunon që të rriten policët në pjesën jugore të vendit”, shprehen nga Qeveria.
Qeveria konkludoi dhe kërkoi që të pranohet ndihma e ofruar teknike nga Organizata Ndërkombëtare për Emigrime, UNDP, UNHCR si dhe nga Komisioni Evropian dhe fondet tjera./Telegrafi/