Site icon Telegrafi

Qeveria e Maqedonisë shqyrton mundësinë për shkëputjen e kontratës për xeheroren Kazandoll

Xeherorja e Kazandollit, e cila kundërshtohet tejmasë nga komunat lindore të Maqedonisë, ka gjasa që të mos punojë aspak, pas një vendimi qeveritar për të shqyrtuar mundësi juridike për shkëputjen e kontratës me firmën ukrainase “Sardiç”.

Qeveria e ka angazhuar Ministrinë për Ekonomi, që në afat shtatëditorë të përgatitë informacionin për plotësimin e kushteve për shkëputjen e kontratës për koncesion për eksploatim të lëndëve të para të bakrit, arit, argjendit, në lokalitetin “Kazandoll”.

Lokaliteti përfshinë komunat e Vallandovës, Bogdancit dhe Dojranit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Thuajse të gjithë qytetarët e rajonit juglindor protestuan kundër xeheroreve të paralajmëruar. Në Vallandovë u organizua referendum që doli kundër xeherores në fjalë, por aspekti ligjor i referendumit nuk u plotësua.

Referendume të suksesshme u mbajtën në Doran dhe Gjevgjeli.

Nga ky vendim i Qeverisë, pritet që Leja e dhënë e viti 2015 të tërhiqet./Telegrafi/

Exit mobile version