Qeveria e Maqedonisë ka shpallur konkurs për mbështetje financiare të shoqatave qytetare me vlerë prej 50 milionë denarë, ose 800 mijë euro, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas shpalljes në gazetë ditore, me këto para do të mbështeten aktivitetet programore përmes granteve të ndara në dy kategori.
Grante me vlerë prej 30 mijë deri 50 mijë, ose gjithsej 600 mijë euro, do të jepen për luftë kundër korrupsionit, sundimin e ligjit, demokraci, të drejtat e njeriut, qeverisjes së mirë, kohezionit social dhe vetëqeverisjes lokale.
Gjithashtu, në këtë kategori hyjnë projektet për shëndetësi, teknologji, media sociale, media të reja, teknologji informatike, zhvillim ekonomik, zhvillim të qëndrueshëm, zhvillim rural, kulturë dhe traditë, për të rinj, familje dhe vlera familjare, si edhe për eurointegrime.
Grate të vogla prej 5 deri 10 mijë, ose gjithsej 213 mijë euro do të jepen për programe në sferën e ekonomisë, integrimeve në BE dhe NATO, arsim dhe sundim të ligjit./Telegrafi/