Site icon Telegrafi

Qeveria e Maqedonisë së Veriut tregon emrat e rinj të institucioneve shtetërore (Dokument)

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e saj të 124, me propozim të Grupit punues për kryerjen e detyrimeve që dalin nga Marrëveshja me Greqinë, ka sjellur vendim me të cilin i obligon institucionet shtetërore të ndryshojnë tabelat publike, në pajtim me emrin e ri të shtetit.

Gjithashtu Qeveria ka obliguar institucionet të kontrollojnë nëse është ndryshuar emri në përshkrimet digjitale (logo, memorandume, komunikata elektronike, web-faqe, mediume etj) dhe në afat prej shtatë ditëve të dorëzojnë raporte për ndryshimet, njofton Telegrafi Maqedoni.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut gjithashtu ka publikuar emrat e ri të institucioneve shtetërore./Telegrafi/

Exit mobile version