Site icon Telegrafi

Qeveria e Maqedonisë së Veriut do të blejë aksione me vlerë 15.6 milionë euro për të shpëtuar Hekurudhat nga falimentimi

Qeveria do të blejë aksione nga shoqëria aksionere “Transport Hekurudhor” me vlerë 15.6 milionë euro, që do të shpëtojë nga falimentimi në afat të shkurtër.

Transport hekurudhor planifikon të emetojë aksione, që është hera e katërt deri më tani, për të cilën ka marrë miratim nga Komisioni i Letrave me Vlerë.

Komisioni për letra me vlerë ka miratuar Vendim me të cilin Transport Hekurudhor Shkup është miratuar që të emetojë emetimin e katërt të aksioneve përmes ofertës private.

“Me emetimin e katërt, Kompania do të emetojë 962.913 aksione të zakonshme, ku çmimi i shitjes për aksion është i barabartë me vlerën nominale dhe është 1.000 denarë për aksion. Vlera totale e shitjes së emisionit është 962.913.000 denarë. Shoqëria lëshon letra me vlerë me qëllim të rritjes së kapitalit bazë, pra me qëllim të krijimit të kushteve për funksionim normal. Oferta private është e dedikuar për blerësin e njohur, aksionarin e vetëm ekzistues – Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, si investitor institucional”, njofton Komisioni për letra me vlerë.

Kjo ndërmarrje shtetërore është një humbëse dhe debitore e rregullt. Në gjysmën e parë të vitit, humbjet arritën në rreth 65 milionë euro.

Exit mobile version