Qeveria në seancën e sotme do të diskutojë për propozimin për lehtësimin e lëvizjes së qytetarëve apo ndryshime në orën policore.
Propozohet që ora policore të filloj nga ora 19:00 dhe të zgjasë deri në orën 05:00 të mëngjesit.
Janë propozuar edhe ndryshime për fëmijët deri në moshën 18 vjeç edhe atë të që të kenë të drejtën e lëvizjes nga ora 13:00 deri në orën 16:00. Gjatë ditëve të fundjavës propozohet që ora policore të nis të shtunën në orën 13:00 deri të hënën në orën 05.00.
Një ndër masat që do të diskutohet do të jetë edhe mbajtja e domosdoshme e maskave apo pajisjeve të tjera mbrojtëse në ambiente të mbyllura, por dhe në tregje. Gjithashtu distanca fizike mbetet ndër rekomandimet kryesore.