Site icon Telegrafi

Qeveria e Maqedonisë së Veriut përgatit pakon e tretë ekonomike për të tejkaluar krizën

Nga Qeveria sot deklarojnë se po përgatitet paketë e tretë masash për të kapërcyer efektet e krizës të shkaktuar nga pandemia e coronavirusit. Një nga masat do të jetë ndihma e drejtpërdrejtë për qytetarët për të forcuar konsumin, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Të gjitha masat deri më tani kanë qenë aktive dhe nëse është e nevojshme, do të vazhdojnë të zbatohen. Përgatitja e paketës së tretë të masave është duke u zhvilluar, e cila do të ofrojë mbështetje dhe ndihmë të drejtpërdrejtë për qytetarët dhe familjet duke forcuar konsumin publik dhe privat, masa që do të ofrojnë një nxitje për të kapërcyer më lehtë dhe shpejt pasojat ekonomike nga coronavirusi, në mënyrë që të mund të ndërmarrim hapa në kohë për ringjalljen e ekonomisë së Maqedonisë dhe rritjen dhe zhvillimin e saj dinamik”, thuhet në deklaratën e Qeverisë.

Në të thuhet se në llogaritë e 21.542 ndërmarrjeve do të shpërndahen fonde prej 14.500 denarë për punonjës për pagimin e pagës së muajit prill si rezultat i dekretit qeveritar për ndihmë financiare të punëdhënësve për pagimin e pagave për muajin prill.

Në deklaratë thuhej se nga numri i përgjithshëm i kërkesave të paraqitura, 2.377 kërkesa janë nga veprimtaria hotelierike, 253 janë agjenci udhëtimi (operatorë turistikë), 2.177 janë nga aktivitet e transportit, 258 janë nga objektet akomoduese, dhe 16.625 janë nga aktivitete të tjera./Telegrafi/

Exit mobile version