Telegrafi

Qeveria e Maqedonisë së Veriut mori vendim për punësimin e 600 specializantëve në spitale

Në një mbledhje, Qeveria e RMV-së miratoi informacionin për punësimin e 600 specializantëve privatë që do të punojnë në institucionet shëndetësore publike në vend.

Ngarkohet Ministria e Shëndetësisë të formulojë kriteret sipas të cilave praktikantët do të punësohen në dy faza, në dy vitet e ardhshme 300 persona në vit.

“Në këtë mënyrë do t’i jepet mundësi kuadrove të reja shëndetësore në shëndetësinë vendase, do të ndikojmë aktivisht në zvogëlimin e kongjestioneve në institucionet shëndetësore dhe do të përmbushim kërkesat e kahmotshme për ripajisjen e sistemit shëndetësor”, thonë nga Qeveria.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari përmes një postimi në Facebook thotë se me këtë vendim, Ministria e Financave obligohet që të sigurojë deri në dhjetor 2024 mjete shtesë financiare në lartësi prej 38.000.000,00 denarë për punësim të 300 specializantëve privatë./Telegrafi/