Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot do të mbajë mbledhjen e rregullt të 25-të me më shumë pika në rendin e ditës në interes të qytetarëve dhe nga programi i saj për punë.
Sipas njoftimit të shërbimit qeveritar për shtyp, në mbledhjen e sotme para ministrave do të gjendet Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kontabilitet, si dhe Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit të Bankës Maqedonase për mbështetjen e zhvillimit, propozues i së cilit është Ministria e Financave.
“Me propozim të Ministrisë së Ekonomisë në këtë mbledhje do të përcaktohen edhe Propozim-ligji për zhvillim, prodhimin e mallrave ushtarake, siç është Propozim-ligji për ndryshimin e Ligjit për Sistemit një sportel dhe mbajtja regjistrit tregtar dhe regjistër për persona juridik”, thuhet në njoftim.
Nga Qeveria thonë se në mbledhjen e sotme do të shqyrtohet dhe do të vendoset për miratimin e Propozim-programit për mbështetjen e shtypjes dhe distribuimit të mediave të shtypura për vitin 2020. Në rend dite në mbledhjen e sotme, shtojnë nga Qeveria, mes tjerash, është edhe Informacioni për zbatimin e Strategjisë për zhvillimin e ndërmarrjes së grave në Republikën e Maqedonisë së Veriut 2019-2023./Telegrafi/