Telegrafi

Qeveria e Maqedonisë së Veriut fillon procedurë për blerjen e dy helikopterëve për ndihmë të shpejtë

Në seancën e sotme, Qeveria miratoi informacionin për procedurën e zgjedhjes së ofertës më të favorshme për krijimin e një partneriteti publiko-privat për krijimin e një organizate platforme moderne si një bartës efikas të helikopterëve të sistemit Mjekësor të Urgjencave në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe shërbimet e kërkimit dhe shpëtimit të helikopterëve dhe pranoi vendim propozimin për përzgjedhjen e një partneri privat për këtë aktivitet me SARHEMS DOOEL Shkup, kompani që plotësoi kushtet e thirrjes publike.

Më së voni brenda gjashtë muajve nga nënshkrimi i marrëveshjes së partneritetit publiko-privat, kompania do të vërë në dispozicion dy helikopterë të pajisur për të ofruar shërbime mjekësore të ndihmës së parë dhe shërbime falas të kërkimit dhe shpëtimit për qytetarët e Maqedonisë së Veriut, të cilat duhet të jenë së paku për 15 minuta duhet të arrijnë deri tek vendi i intervenimit.

Të dy helikopterët, heliodromat dhe pajisjet e tjera për kryerjen e këtyre aktiviteteve, në përputhje me marrëveshjen, pas mbarimit të kontratës me afat prej 8 viteve ngelen në zotërim të Republikës së Maqedonisë së Veriut./Telegrafi/