Telegrafi

Qeveria e Maqedonisë realizon ndryshime kadrovike në disa institucione

Qeveria në seancën e sotme ka shkarkuar drejtorë në disa institucione dhe në vend të tyre ka emëruar drejtorë të rinj, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga Qeveria njoftojnë se drejtor i ri i Gazetës Zyrtare është Martin Kostovski, i cili ka ardhur të vend të Luka Kërzhaloski. Drejtor i ri është emëruar edhe në Arkivin Shtetëror, ku në vend të Filip Petrovskit është emëruar Kiril Petrov.

Drejtor i ri në Entit Shtetëror për Statistika është emëruar Apostol Simovski, i cili vjen në vend të Lidija Kostovska.

Ndryshime kadrovike ka edhe në Agjencinë për Administratë ku drejtor i ri është emëruar Spase Gligorov, në vend të drejtores Zhaklina Nikollovska.

Ndryshime ka edhe në Agjencinë për Rini dhe Sport, kur për drejtor është emëruar Darko Kaevski, në vend të të shkarkuarit Marjan Spaseski.

Gjithashtu në seancën e sotme është shkarkuar edhe zëdhënësi i qeverisë, Aleksandar Gjorgjiev, i cili ishte emëruar në vitin 2012, kur në pushtet ishte OBRM-PDUKM./Telegrafi/