Ministria e Punëve të Brendshme ka paguar një paradhënie dhe Ministria e Financave përmes llogarisë arkëtare ka transferuar para në sh.a “11 Tetori-Eurokompozit” nga Prilepi, duke i paguar kështu 22,000 denarë çdo punonjësi.
Siç njoftojnë nga qeveria, vendimi është miratuar në seancën e 57-të për të tejkaluar situatën dhe problemet e trashëguara në “Eurokompozit”, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në seancën e qeverisë të martën, Ministria e Punëve të Brendshme ishte e detyruar të vazhdonte zbatimin e marrëveshjes me Eurokompzit, për të kryer riprogramimin e detyrimeve ndaj kompanisë dhe për të bërë një pagesë paraprake të detyrimeve të përcaktuara në Marrëveshjen për prodhimin e produkteve të destinuara për nevojat e Ministrisë.
“Në drejtim të zgjidhjes afatgjatë të problemeve në fabrikën sh.a”11 Tetori-Eurokompozit” nga Prilepi, Qeveria do të sigurojë mjete financiare për të bërë analiza financiare dhe ligjore të kompanisë dhe do të shqyrtojë masat dhe zgjidhjet e mundshme për zgjidhjen sistematike të problemeve të grumbulluara nga vitet e kaluara”, thonë nga qeveria./Telegrafi/