Telegrafi

Qeveria e Maqedonisë propozon që Mali Sharr të shpallet park kombëtar

Qeveria sot rishikoi dhe miratoi informacione për statusin e shpalljes së Malit Sharr si zonë e mbrojtur në kategorinë e parkut kombëtar dhe i rekomandoi Ministrisë së Mjedisit që të veçojë iniciativën e propozimit për shpalljen e një pjese të Maleve të Osogovës në kategorinë e zonës së mbrojtur me natyrë informuese.

Sipas informacionit të Ministrisë së Mjedisit, Qeveria rekomandoi që të gjithë sektorët e përfshirë në përgatitjen e statusit të parkut kombëtar (ekonomia, pylltaria, gjuetia, energjia, transporti, mbrojtja, turizmi, etj.) të paraqesin mendimin e tyre brenda 15 ditëve, pas kësaj Ministria e Mjedisit do t’i paraqesë Qeverisë një propozim të bashkërenduar për një vendim mbi papranueshmërinë e propozimit për shpalljen e një pjese të Malit Sharr në kategorinë e parkut kombëtar./Telegrafi/