Telegrafi

Qeveria e Maqedonisë propozon ndryshim të tarifës për sigurim te ndërmarrjet transportuese dhe taksit

Qeveria e Republikës së Maqedonisë, në seancën e sotme miratoi propozim ndryshime dhe plotësime të Tarifës së premive për sigurim të pronarëve të automjeteve motorike nga përgjegjësia për dëme të shkaktuara nga persona të tretë, për personat juridik në sferë të transportit me kamionë dhe taksi transportit, kumtuan nga Shërbimi për shtyp i Qeverisë.

Siç sqarohet në kumtesë, me këtë vendim bëhet precizimi i mënyrës së llogaritjes së bonusit ose malusit për të siguruarit dhe bëhet zvogëlim i pagesës shtesë për malus prej 200 në 100 për qind.

Malus paraqet pagesë shtesë të premisë së sigurimit dhe llogaritet vetëm nëse dëmi ka ndodhur në periudhën e kohëzgjatjes së sigurimit. Malusi llogaritet gjatë ripërtrirjes së polisës, respektivisht vazhdimit të marrëveshjes për sigurim./Telegrafi/