Telegrafi

Qeveria e Maqedonisë: Propozim amendamentet e ruajnë identitetin maqedonas dhe identitetin e komuniteteve tjera

Debati publike mbi propozim amendamentet e Qeverisë konfirmuan se ndryshimet e propozuara janë me interes për qytetarët, nuk rrezikojnë konceptin qytetarë të Kushtetutës dhe mbrojnë identitetin maqedonas dhe të komuniteteve të tjera, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Debati publike mbi propozim amendamentet për ndryshimet kushtetuese me qëllim të zgjidhjes së kontestit të gjatë me Greqinë, e cila duhet të mundësojë pranimin e Republikës së Maqedonisë në Bashkimin Evropian dhe NATO, përfundoi brenda periudhës së parashikuar pesëditore dhe përfshiu një spektër të gjerë të palëve të interesuara”, thuhet në një deklaratën e Qeverisë.

Brenda dy ditësh pas debatit publik, Qeveria e Republikës së Maqedonisë, si propozuese e autorizuar për ndryshimet kushtetuese, do të paraqesë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë një raport të sublimuar për sugjerimet dhe propozimet kryesore për përmirësimin e propozim amendamenteve ose si ndryshimi të amendamenteve./Telegrafi/