Qeveria e Maqedonisë në mbledhjen e sotme prishi Marrëveshjen për softuerin e “Invoka Group”.
Sekretariati i Përgjithshëm u obligua që ta prishë Marrëveshjen, ndërsa softueri kishte të bëjë me dhënien e provimeve në institucionet shtetërore.
Marrëveshja është arritur në kohën kur Rashkovski ishte në pozitën e sekretarit të përgjithshëm të Qeverisë.
Ndryshe, Rashkovski momentalisht ndodhet në paraburgim për shkak se prokuroria publike më herët parashtroi aktakuzë ndaj tij./Telegrafi/