Në seancën e sotme Qeveria e Maqedonisë e pranoi informacionin për planifikimin e pajisjeve dhe modernizimin e Armatës së Republikës së Maqedonisë në propozim-buxhetin e Ministrisë së Mbrojtjes për periudhën 2019-2021.
Prioritet në pajisjen dhe modernizimin kanë forcat e deklaruara të NATO-s, aktivitet të pranuara në kuadër të NATO – Procesi për planifikim dhe rishikim (PARP), duke përfshirë edhe Batalionin e lehtë të këmbësorisë si njësia luftarake më e madhe e deklaruar ku Republika e Maqedonisë kontribuon në NATO./Telegrafi/