Ministria për Financa, njoftoi se shteti sot përsëri do të merr borxh tek kreditorët vendorë, banka dhe kompanitë e sigurimeve, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Shumën të cilën e kërkon shteti është 10.4 milionë euro, njëjtë për aq sa duhet të merr borxh nesër tek kreditorët. Bëhet fjalë për një obligacion njëvjeçar me klauzolë devizore dhe një dyvjeçare.
Javën e kaluar qeveria kërkoi hua rreth 10.16 milionë euro, por bankat t’i japin pothuajse 1.87 milionë euro. /Telegrafi/