Site icon Telegrafi

Qeveria e Maqedonisë me përgjigje zyrtare për ”diskriminimin e shqiptarëve për Superkupën evropiane”

Maqedonia dje priti dy gjigantët evropian për ndeshjen e Superkupës evropiane, Real Madrid dhe Manchester United. Ishte ditë historike për shtetin dhe për tifozët që ishin prezent në stadium si kurrë më parë. Por, para ndeshjes pati një element diskriminimi për shqiptarët e Maqedonisë.

Lexo po ashtu Maqedonia i tregoi botës ”recetën” e diskriminimit ndaj shqiptarëve (Foto/Video)

Vallet maqedonase, veshjet kulturore dhe të vjetra të popullit maqedonas në vend, flamuri shtetëror verdhë e kuq dhe muzika tradicionale maqedonase mbrëmë u prezentuan para 30 mijë tifozëve në stadiumin Telekom Arena në Shkup. Gjithashtu dhe nëpërmjet ekraneve ky realitet i fshehur i organizatorëve u prezentua para më shumë se 1 miliardë shikuesve nga e gjithë bota, shkruan Telegrafi Maqedoni. Shqiptarët u shfaqën të diskriminuar para botës.

Lexo po ashtu Kështu e komenton Osmani diskriminimin e shqiptarëve në stadiumin ”Telekom Arena” (Foto)

Telegrafi Maqedoni ka kërkuar përgjigje edhe nga Qeveria e Maqedonisë rreth këtij diskriminimi dhe është marrë përgjigje si vijon.
Qeveria e Republikës së Maqedonisë nuk ka qenë pjesë e konceptit artistik të Superkupës së UEFA-s. Ideja artistike është bërë nga qeveria e kaluar dhe nga Federata e Futbollit të Maqedonisë (FFM) si organizator. Qeveria e re e ka mbështetur teknikisht organizimin e Superkupës së Evropës. Shprehim keqardhje që FFM-ja si organizator nuk i ka vënë vëmendje konceptit multietnik të shtetit tonë” thotë Mile Boshnjakovski, zëdhënës.

Përndryshe, Telegrafi Maqedoni ka kontaktuar edhe nënkryetarin shqiptar të FFM-së, Muhamed Sejdini i cili ka thënë se deklaratë do të jep kur të njihet me stafin e Telegrafit në Maqedoni. /Telegrafi/

Lexo po ashtu Diskriminimin e shqiptarëve në ndeshjen e Superkupës, tifozët shqiptarë e cilësojnë si turp për shtetin
Exit mobile version