Site icon Telegrafi

Qeveria e Maqedonisë përgatit projektin “Regjistri i popullsisë”, si zëvendësim për numërimin standard të popullsisë

Në seancën e sotme, Qeveria e Maqedonisë diskutoi për projektin “Regjistri i popullsisë”, nga i cili pritet që në të ardhmen madje ta zëvendësojë procesin e regjistrimit të popullsisë, siç është në shtetet evropiane, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Për këtë, Qeveria e angazhoi Ministrinë për shoqëri informatike dhe administratë të përpunojë zgjidhje për Regjistrin qendror elektronik të popullsisë deri në korrik të vitit 2018, program ky që do të përmbajë të dhënat personale të qytetarëve të Maqedonisë.

Qeveria poashtu angazhoi Ministrinë për punë të brendshme, Ministrinë për drejtësi, Enti shtetëror për statistika, Ministrinë për punë dhe politikë sociale dhe detyroi Drejtorinë për ruajtjen e të dhënave personale dhe Drejtorisë për sigurinë e informatave të klasifikuara që më së voni në afat prej 7 ditësh nga dita e miratimit të informatave, të emërojnë anëtar dhe zv.anëtar në grupin e punës për përgatitjen e projekt-ligjit për Regjistër qendror elektronik të popullsisë dhe projekt-ligj për shërbime elektronike./Telegrafi/

Exit mobile version