Telegrafi

Qeveria e Maqedonisë nuk i merr parasysh sugjerimet e arkitektëve për Qendrën Klinike në Shkup

Shoqata e Arkitektëve të Maqedonisë para disa ditëve kishte mbajtur një tribunë këshilluese për Qeverinë e Maqedonisë lidhur me Qendrën Klinike në Shkup, respektivisht, për t’a lëvizur të njejtën nga vendi aktual.

Por, kësaj tribune, Qeveria e Maqedonisë nuk ju përgjigj dhe për këtë Shoqata e Arkitektëve të Maqedonisë thotë për Makfax se kjo është praktika e njejtë, si qeveritë e mëparshme.

Shoqata e Arkitektëve të Maqedonisë këtë ide rreth Qendrës Klinike ”Nënë Tereza” në Shkup e ka arsyetuar me rekomandimet e Komisionit Evropian dhe Bankës Qendrore Evropiane. /Telegrafi/