Qeveria e Maqedonisë thotë se me ndryshimet në Ligjin për pagë dhe shtesave tjera të personave të zgjedhur dhe të emëruar në republikën e Maqedonisë bëhet vetëm me harmonizim terminologjik të Ligjit me Ligjin për Qeveri të Qeverisë së Republikë së Maqedonisë.
Siç njoftojnë nga Qeveria, nuk ka rritje të pagave për zëvendës-kryeministrat dhe kryeministrin e Qeverisë, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Me ligjin për QEveri të RM-së është parashikuar që kryeministri nga radhët e ministrave të emërojë që do ta zëvendësojnë mungesën e tij. Paga e tyre duhet të rregullohet me koeficient me Ligjin për paga dhe shtesave tjera të personave të zgjedhur dhe të riemëruar në RM”, thonë nga shërbimi qeveritar për shypp duke shtuar se Ligji për pagë nuk është harmonizuar me Ligjin për Qeverinë për shkak se Gjykata Kushtetuese e hoqi dispozitën e Ligjit për paga./Telegrafi/