Site icon Telegrafi

Qeveria e Maqedonisë ngushëllon familjarët e viktimave në Barcelonë

Qeveria e RM-së ka dënuar sulmin terrorist që ndodhi dje në Barcelonë, duke shprehur dhembshuri për familjarët e viktimave, përcjell Telegrafi Maqedoni.

”Shprehim keqardhje deri te familjarët e viktimave nga ky veprim jonjerëzor, si dhe deri te shtetet nga vijnë, ndërsa të lënduarve u dëshirojmë shërim të shpejtë”, thuhet në komunikatën e sotme të Qeverisë.

Lexo po ashtu Sulmi në Barcelonë, një shtetas i plagosur nga Maqedonia

Ne komunikatë shprehet vullnet se siguria e qytetarëve të Barcelonës, si dhe turistëve që janë aty, tani më është e sigurtë.

Përndryshe, nga informacionet e MPJ-së thuhet se, në përputhje në komunikim me shërbimet përkatëse, Ambasada e Maqedonisë në Spanjë ka arritur deri te informacioni se, një shtetas i Maqedonisë aktualisht është në spital të Barcelonës. /Telegrafi/

Exit mobile version